Pas tubimit të zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Në ditën e 177-të të protestave, pjesëmarrësit u shprehën të vendosur se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Gjatë marshimit, me thirrjet “Më 28 nëntor do të flasë populli”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Më datë 28, Rama e di vetë”, ata bënë apel për një mobilizim mbarëkombëtar në Ditën e Pavarësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi që t'i bashkohen protestës së paralajmëruar për 28 nëntor.
