Izraeli sulm në spitalin Nasser të Gazës, 6 të vrarë dhe 20 të plagosur

Izraeli sulm në spitalin Nasser të Gazës, 6 të vrarë dhe 20 të plagosur

Një sulm ajror izraelit ndaj një ndërtese në spitalin Nasser, në jug të Rripit të Gazës, ka shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave, përfshirë një kirurg, si dhe plagosjen e 20 të tjerëve, në orët e para të së enjtes.

 

Sipas BBC, ushtria izraelite deklaroi se kishte shënjestruar një drejtues të lartë të Hamasit dhe anëtarë të tjerë të krahut të armatosur të organizatës, të cilët, sipas saj, po vepronin brenda spitalit në Khan Younis.

 

Në një deklaratë, ushtria izraelite akuzoi Hamasin se përdor kompleksin spitalor si qendër komandimi për operacionet ushtarake, përfshirë magazinimin e armëve, funksionimin e dhomave të komandimit dhe kontrollit, si dhe përdorimin e ambienteve të spitalit si pika vëzhgimi dhe strehimore për luftëtarët.

 

Mahmoud Basal, zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, deklaroi se sulmi ajror izraelit goditi repartin e kirurgjisë së spitalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Mjekët e identifikuan kirurgun e vrarë si Rezik Abushira. Brenda spitalit pati dëme të mëdha, dhoma të rrënuara dhe kabllo elektrike të varura nga tavanet e dëmtuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy