Tensionohet situata para Kuvendit, afati për Presidentin dhe Ligji për Specialen ndajnë Kurtin me PDK

Tensionohet situata para Kuvendit, afati për Presidentin dhe Ligji për Specialen ndajnë Kurtin me PDK

Situata pranë Kuvendit të Kosovës është tensionuar pasi Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit dhe për të mundësuar largimin e deputetëve. Si pasojë e përleshjeve, raportohet për persona të lënduar dhe të arrestuar.

 

Protestuesit, të cilët po qëndronin në mbështetje të ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, bllokuan daljet e parlamentit duke kërkuar votimin e këtij ligji edhe në lexim të dytë, pasi ai kaloi me sukses vetëm leximin e parë.

 

Ky bllokim erdhi pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza. Sipas zyrtarëve të PDK-së, Kurti ka kushtëzuar votimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen me votimin e presidentit të ri, proces ky që ka si afat të fundit datën 6 tetor.

 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dënuar ashpër ndërhyrjen policore, duke e cilësuar dhunën si tërësisht joproporcionale dhe të papranueshme për një protestë që kishte 20 ditë që zhvillohej e qetë. 

 

PDK-ja u bëri thirrje organeve shtetërore të ndalin menjëherë veprimet që cenojnë të drejtën e qytetarëve për revoltë dhe të mos i përdorin institucionet e sigurisë për qëllime politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy