Xhadat/ Marjanthi Ilia lihet sërisht në harresë nga shteti

Xhadat/ Marjanthi Ilia lihet sërisht në harresë nga shteti

Pas mbledhjes së Grupit Ndërsektorial të Njësisë Administrative Nr. 1 dhe vendimeve të marra në fillim të muajit tetor, ‘Xhadat’ rikthehen pranë banesës së Marianthi Ilias për të parë nga afër zbatimin e tyre dhe konkretizimin e planit të hartuar në përputhje me nevojat e saj. 

 

Pas gati dy muajsh, Marianthi ishte thuajse në të njëjtat kushte si më parë. Pas ndërhyrjes për pastrimin e banesës nga fondacioni Brandon21, nuk ka pasur vijimësi në kujdesin dhe mirëmbajtjen e saj, duke bërë që kushtet higjieno-sanitare të përkeqësohen sërish. 

 

Përballë kësaj situate, ‘Xhadat’ kontaktojnë drejtuesen e Grupit Ndërsektorial të Njësisë Administrative Nr. 1, zonjën Ludmira Bozgo, për t'u informuar mbi ecurinë e rastit, i cili duket se ka mbetur sërish në vendnumëro. 

 

Sipas saj, plani i hartuar nuk ka mundur të vihet në zbatim për shkak të refuzimit të vetë Marianthit për t'iu nënshtruar kontrolleve nga grupi mjekësor dhe psikosocial, si dhe kundërshtimit kategorik për t'u larguar nga banesa. 

 

Në këto kushte, mundësia e strehimit dhe përkujdesjes në një qendër për të moshuar ka rënë, ndërsa alternativa e vetme e mbetur është përfshirja më aktive e familjarit të saj të largët. Xhadat arrijnë të komunikojnë edhe me të afërmin e Marianthit, i cili nuk ka statusin e kujdestarit ligjor, por e ndihmon atë në cilësinë e familjarit. 

 

Ai bën me dije se mundësitë e tij për të ofruar kujdes janë të kufizuara, por konfirmon se gjatë njërës prej ditëve të javës do të zhvillojë një takim me zonjën Ludmira Bozo. Qëllimi është të dakordësojnë hapat e mundshëm për ndërhyrje dhe të shqyrtojnë alternativat për gjetjen e një zgjidhjeje për rastin e Marianthit. 

 

Dy muaj pas mbledhjes dhe vendimeve të institucioneve, situata e Marianthit mbetet ende pa një zgjidhje konkrete, ndërsa nevojat e saj për kujdes dhe mbështetje vijojnë të jenë të paplotësuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy