Rama me studentët/ Hyseni dhe Xhafa: Propagandë! Të pranishmit s’janë pjesë e protestës

Rama me studentët/ Hyseni dhe Xhafa: Propagandë! Të pranishmit s’janë pjesë e protestës

Studentët nga Lëvizja Studentore, “Rinia Nacionaliste”, Usame Hyseni dhe Abdullah Xhafa e cilësojnë si propagandë takimin e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama me një përfaqësi studentësh mbrëmjen e së premtes.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ata deklaruan se mungesa e transparencës për këtë takim bën që gjithçka të shihet si shfaqje.

 

Nga ana tjetër dy të rinjtë shprehen se nuk janë gati plotësisht për të pasur një parti politike me këto kushte zgjedhore.

 

Xhafa

Dialogu i zhvilluar nga Kryeministri Rama dhe një grup studentësh ishte mjaft i dyshimtë, nuk është publikuar asnjë emër dhe as përmbajtja e takimit. Nuk ka marrë pjesë asnjë student që ka qenë pjesë e protestës. Është veçse një propagandë e hapur politike, për t’iu mbushur mendjen gjithë atyre që mund të mashtrohen përsërit. 

 

Kryeministri ka mbledhur dhjetëra studentë vetëm për të bërë një dialog dhe kjo tregon për akumulimin e një shqetësimi galopant dhe nevojën e madhe për të bërë një shfaqje të tillë. Nuk njohim asnjë nga studentët, nuk kanë qenë në protestë. Nuk ka qenë e përhapur fjala për dialog. Kemi mësuar se në momentin që studentët kanë hyrë janë bllokuar valët. 

 

Nuk është transparencë për sa kohë nuk deklaron emrat, universitetet nga vijnë dhe përmbajtjen e takimit. Ne jemi dakord për kandidatin e përbashkët, pasi ky kandidat ka lidhje me klasën e vjetër politike. Synimi ynë kryesor është të bëhemi parti, por nuk jemi 100% gati për të hyrë në zgjedhje. Ne nuk do të hyjmë në zgjedhje deri sa i gjithë procesi zgjedhor të jetë i pastër.

 

Hyseni

Patjetër që mendoj se takimi është për të përçarë protestën. Jemi kundër këtij dialogu, se nuk është i koordinuar. Janë dy lëvizje studentësh, nuk ecim të koordinuar bashkë. Por në të ardhmen nëse përputhen parimet, do të bashkohemi, pse jo. 

 

Nëse i përmbahen parimet tona për zhbërjen e klasës së vjetër politike, patjetër mund të bashkëpunojmë me to. Parimet e lëvizjes sonë janë konform protestës. 

 

Që të hyjmë në zgjedhje ne duhet të jemni të papërgatitur, por ne jemi të rinj të paformësuar për të hyrë në garë politike. Ne jemi duke strukturuar një plan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy