Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë

Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë

Autoritetet polake kanë pezulluar përkohësisht fluturimet në dy aeroporte në lindje të vendit, pas sulmeve ruse me dronë në Ukrainën perëndimore. Sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në gatishmëri.

 

Polonia ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte, ndërsa avionët luftarakë janë aktivizuar për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore, pas sulmeve ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore.

 

Sipas mediave të huaja, aeroportet e Lublinit dhe Rzeszóëit pezulluan operacionet për t’i lënë hapësirë veprimeve të aviacionit ushtarak. Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake bëri të ditur se sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët e zbulimit janë vënë në gatishmëri.

 

Autoritetet theksuan se masat janë parandaluese dhe synojnë mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të kërcënuara nga sulmet.

 

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa vendet e krahut lindor të NATO-s po mbajnë në gatishmëri sistemet e tyre të mbrojtjes.

 

Sipas raportimeve, fluturimet në aeroportet e Lublinit dhe Rzeszóëit u rikthyen pas pezullimit të përkohshëm. Autoritetet polake nuk raportuan shkelje të hapësirës së tyre ajrore gjatë këtij episodi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy