
Situata në qendër të Tiranës ka njohur një tjetër vatër tensioni, pasi një tjetër kioskë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në zonën e Parkut Rinia, pranë kompleksit “Tajvani”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur grupe protestuesish po marshonin nga Ministria e Brendshme drejt Rrugës së Kavajës.
Zjarri ka qenë mjaft i përmasave të mëdha, duke bërë që flakët të përfshijnë edhe pemët dekorative që ndodhen aty pranë.
Ndërkohë, forcat e policisë po ndjekin lëvizjet e paparashikueshme të të rinjve, duke ndërhyrë periodikisht me ujë dhe gaz lotsjellës, si dhe duke kryer shoqërime të personave të përfshirë në akte vandalizmi.



