“Ditari i Astronautit të Vogël” nderohet me Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit në Ulqin

“Ditari i Astronautit të Vogël” nderohet me Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit në Ulqin

Shkrimtari Flori Kasaj është nderuar me Çmimin letrar “Dega e Ullirit” për letërsinë për fëmijë, për veprën “Ditari i Astronautit të vogël”. Juria e vlerësoi veprën me motivacionin: “Për ndërthurjen e arrirë të fantazisë me shkencën dhe të imagjinatës me ndjenjat njerëzore, duke krijuar një vepër që frymëzon lexuesit e vegjël të ëndërrojnë, të mendojnë dhe të zbulojnë botën me kureshtje e ndjeshmëri.” 

 

Ky është vlerësimi i dytë letrar për autorin në panaire libri, pas Çmimit të fituar në Kosovë, në vitin 2024.

 

Çmimi “Dega e Ullirit” hapi ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të edicionit të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin dhe iu dorëzua autorit nga shkrimtari Liridon Mulaj, anëtar i jurisë, (Behar Gjoka, kryetar dhe Ismet Kallaba, anëtari tjetër i jurisë). Në këtë kategori u vlerësuan dy autorë, Flori Kasaj nga Shqipëria për librin “Ditari i Astronautit të vogël” dhe Gazmend Çitaku nga Mali i Zi për librin “Aventurat e Dorartit”.

 

Në kategoritë e tjera, Çmimi letrar “Olcinium” iu dha Zhani Cikos për veprën “Opera ime” (Mediaprint), Çmimi letrar “Servantes”, iu dha Sokol Çungës për përkthimin e veprës “Medea” (Albas), ndërsa Çmimi “Liburnia” iu akordua Bashkim Hoxhës për romanin “Balada e piratit dhe poetit” (Toena).

 

Edicioni jubilar shënoi 25-vjetorin e Panairit të Librit në Ulqin, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të rajonit, u kthye edhe këtë verë në një pikëtakim të rëndësishëm të autorëve, botuesve dhe lexuesve nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë. 

 

Nën organizimin e Komunës së Ulqinit, Qendrës për Kulturë Ulqin, Organizata Turistike Ulqin, Ministrisë së Kulturës dhe Medias e Malit të Zi, Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave e Malit të Zi, Ndërmarrjes Komunale Ulqin, si dhe Institutit të Librit dhe Promocionit nga Shqipëria, panairi mbahet nga data 5 deri më 9 gusht 2026 në Pazarin e Suvenireve në Ulqin, me një program të pasur aktivitetesh letrare, promovimesh dhe takimesh me autorë.

 

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve kulturore dhe politike nga Shqipëria dhe Mali i Zi

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy