Paraburgimi i Fredi Belerit u gjet në shkelje nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Duke folur për “MCN Live”, eurodeputeti Beleri tha se gjykimi ndaj tij ishte politik.
Kemi dy standarde kryebashkiakët që zgjidheshin nga PS ushtronin detyrën e tyre, unë jo. Vepra parashikonte një masë më të lehtë, duhet të kisha dalë nga burgu, të isha betuar dhe të ushtroja detyrën.
Kemi një shkelje flagrante të të drejtave të qytetarëve të Himarës, përveç të miave. Gjykata e Strasburgut flet për burg politik, se një pjesë të burgut e kam bërë të pabazuar në ligj, por për arsye politike.
Burgosja erdhi pasi Kryeministri kishte dëshirë që ai të ishte në paraburgim. Shpresoj që gjykatat në Shqipëri të aplikojnë praktikat e BE.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi shtetin shqiptar që t’i paguajë Belerit rreth 5500 euro dëmshpërblim.
