Protestat/ I thyen karriget, Rama bën sërish thirrje për dialog me ‘gurë’

Protestat/ I thyen karriget, Rama bën sërish thirrje për dialog me ‘gurë’

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me protestuesit në ditën e 10-të të protestës. Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. 

 

Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”.

 

Zhvillimi vjen në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, ndërsa studentët, gjimnazistët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

 

Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ata thyen karriget e vendosura përpara godinës dhe i hodhën drejt hyrjes së saj, duke përsëritur se nuk pranojnë të negociojnë me kreun e qeverisë.

 

Ndërkohë, pedagogët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesës për largimin e Ramës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy