Protesta në ditën e 12-të/ Sot mbahet tubimi kombëtar para Kryeministrisë, bashkohen pedagogët, artistët dhe opozita

Protesta në ditën e 12-të/ Sot mbahet tubimi kombëtar para Kryeministrisë, bashkohen pedagogët, artistët dhe opozita

Sot, protesta e studentëve hyn në ditën e saj të 12-të me një mobilizim masiv për tubimin kombëtar në Tiranë, ku pritet të bashkohen studentë nga e gjithë Shqipëria dhe grupime të ndryshme shoqërore. 

 

Lëvizja studentore ka gjetur mbështetje të gjerë jashtë auditoreve, duke u solidarizuar me pedagogë, mjekë, sindikatën e biznesit të vogël dhe forume politike.

 

• Ora 10:00 – Pedagogët mblidhen në shenjë solidariteti pranë Universitetit Politeknik.

 

• Ora 11:00 – Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias mblidhet përpara Kryeministrisë, duke ftuar artistët dhe punonjësit e medias të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të ardhmen e vendit.

 

• Ora 12:00 – Partia Demokratike ka udhëzuar aktivistët dhe forumet e saj të dalin në terren në mbështetje të kauzës studentore.

 

• Ora 14:00 – Të gjitha grupet e studentëve të kryeqytetit dhe ata të ardhur nga rrethet do të bashkohen në pikën qendrore të tubimit përpara Kryeministrisë.

 

Komunikimi mes grupeve studentore ka vijuar gjatë gjithë javës për të koordinuar mbërritjen e të rinjve nga universitetet e rretheve, duke synuar një pjesëmarrje masive në atë që konsiderohet si kulmi i kësaj vale protestash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy