Bolsonaro: Unë jam Presidenti i vërtetë i Brazilit, do ta udhëheq opozitën nga SHBA

Bolsonaro: Unë jam Presidenti i vërtetë i Brazilit, do ta udhëheq opozitën nga SHBA

Flavio Bolsonaro, i cili iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi humbi zgjedhjet ndaj Presidentit në detyrë Luiz Inacio Lula da Silva, pretendon se është presidenti i vërtetë i Brazilit.

 

“Unë jam presidenti i zgjedhur dhe kriminelët që vodhën zgjedhjet në Brazil janë pjesë e një organizate kriminale që ka vendosur një tirani. Nga këtu unë do ta udhëheq opozitën”, shkroi senatori në një deklaratë të postuar në profilin e tij X, duke denoncuar atë që e quajti mashtrimin zgjedhor.

 

Bolsonaro humbi zgjedhjet presidenciale të së dielës ndaj presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva dhe nuk iu bind një urdhri të Gjykatës Supreme për t’ia dorëzuar pasaportat policisë federale të martën.

 

Në vendin e tij ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që Bolsonaro i mohon akuzat duke i cilësuar të montuara politikisht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy