Zelensky: Bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në fillim të nëntorit

Zelensky: Bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në fillim të nëntorit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ka diskutuar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për bisedimet e ardhshme trepalëshe mes negociatorëve të SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për arritjen e paqes.

 

Sipas mediave te huaja, bisedimet pritet të zhvillohen në fillim të muajit nëntor, tha Zelensky, duke shtuar se Kievi dëshiron të përfshijë Evropën dhe, ndoshta, edhe Turqinë në diskutimet mbi mënyrën se si mund t’i jepet fund luftës, e cila ka hyrë në vitin e pestë.

 

Zelensky, i cili ndodhet për vizitë në Stamboll, deklaroi gjithashtu se ka rënë dakord që Turqia të rrisë mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës, në një kohë kur vendi po përballet me sulme gjithnjë e më intensive ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy