
Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit, duke i lajmëruar që më 25 nëntor do të sjellë dy ekspertët e saj.
Ndërkohë ODIHR ende nuk ka kthyer përgjigje. Nuk pritet të ketë një mbledhje të komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, por fillimisht do të lënë ekspertët të punojnë si për ligjin e financimit të partive politike, ndryshimet për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë, por edhe për paketën e ndarjes së shtetit nga partitë, nismë e Partisë Demokratike.
Kjo përgjigje vjen pasi kryeparlamentari Niko Peleshi, ftoi për vizitë në komisionin e Reformës Zgjedhore, ekspertët e Venecias, lidhur me projektligjin për financimin e partive politike.
