Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbështetur ish-drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook, për të marrë përsipër detyrën e drejtorit ekzekutiv të Nvidia, pas dorëheqjes së Jensen Huang nga gjigandi i teknologjisë.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump shprehu bindjen se Cook është i vetmi person që mund të pasojë Huang, ndërsa vlerësoi punën e kreut të dorëhequr të Nvidia.
Tani që CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, i cili ka bërë një punë fantastike, ka dhënë dorëheqjen, ka vetëm një person që mund ta zërë vendin e tij: Tim Cook i Apple.
Një legjendë zëvendëson një legjendë!
Huang u vu nën presion, pas raportimeve se 63-vjeçari, i cili është i martuar, kishte një lidhje jashtëmartesore me një biznesmene kineze, të cilën autoritetet amerikane e dyshojnë se vepron si spiune në emër të Kinës.
Pas disa ditëve me raportime nga më të ndryshmet, Huang sot dha dorëheqjen.
