Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Sir Patrick Stewart, aktori legjendar i “Star Trek” dhe “X-Men”

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Sir Patrick Stewart, aktori legjendar i “Star Trek” dhe “X-Men”

Shuhet në moshën 86-vjeçare Sir Patrick Stewart, ylli i patjetërsueshëm i "Star Trek" dhe "X-Men", ka njoftuar BBC.

 

Bota e artit është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit legjendar britanik, Sir Patrick Steëart, në moshën 86-vjeçare.

 

 Ikona e ekranit dhe skenës teatrore ndërroi jetë ditën e mërkurë në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupa Leëy, siç njoftoi familja e tij përmes llogarisë zyrtare në Instagram.

 

Sipas deklaratës, ai u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e bashkëshortes së tij, Sunny, si dhe në përqafimin e ngrohtë të familjarëve dhe miqve më të afërt.

 

Sir Patrick lindi dhe u rrit në Mirfield, West Riding të Yorkshire, ku nisi hapat e parë në aktrim që në fëmijëri përmes pantomimave të qytetit.

 

Përpara se të korrte sukses botëror në Hollivud, ai shkëlqeu për 14 vjet me trupën prestigjoze Royal Shakespeare Company.

 

Ai fitoi famë të pavdekshme ndërkombëtare duke luajtur rolin e kapitenit të hapësirës në mbi 170 episode të Star Trek: The Next Generation dhe në katër filma artistikë.

 

 

Aktori u bë shtyllë kryesore e gjithësisë kinematografike Marvel përmes interpretimit të tij brilant të liderit të mutantëve në sagën e suksesshme X-Men, si profesor Charles Xavier.

 

Mes viteve 2020 dhe 2023, ai u rikthye në mënyrë triumfuese në rolin e tij më të dashur në serialin Star Trek: Picard.

 

Përpara vdekjes, ai kishte riinterpretuar rolin e Profesor X për filmin e shumëpritur Avengers: Doomsday, i cili pritet të shfaqet së shpejti në kinema.

 

Për kontributin e tij madhor në art, ai u nderua me titullin "Sir" (Kalorës) nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2010 dhe fitoi tri çmime prestigjoze Olivier Awards.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy