Vlora është kthyer në destinacion për sportistët italianë të volejbollit të plazhit. Një grup nga Torino dhe Roma po zhvillon një kamp stërvitor.
Ata thonë se e zgjodhën Vlorën për kushtet e stërvitjes dhe mundësinë për të kombinuar sportin me turizmin. Organizatorët synojnë që aktiviteti të kthehet në një traditë të përvitshme.



