
Një grup studentësh po vijon marshimet dhe thirrjet për bojkot në disa fakultete të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa procesi mësimor vijon pjesërisht.
Përfaqësuesit e studentëve, Laura Kërtalli dhe Amir Pëllumbi, të ftuar në "MCN Live", kanë zbardhur detaje mbi ecurinë e qëndresës së tyre që zgjat prej 158 ditësh.
Kërtalli theksoi se revolta ka vijueshmëri dhe tregon një kthesë të mentalitetit shoqëror.
Lëvizja, e cila nisi nën emrin "Revolucioni Flamingo", ka marrë trajta të ndryshme por ka ruajtur frymën e saj kryesore: kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Skenarët e marshimeve, si ato të ditëve të fundit pranë Politeknikut dhe Fakultetit Ekonomik, do të mbeten aktive.
Patjetër protestë ka, do të ketë çdo ditë. Kjo është e mira e protestës, me gjithë uljet-ngritjet e veta, ka vijueshmëri dhe duhet parë si një aspekt pozitiv, sepse tregon që nuk ka qenë thjesht një moment ekzaltimi ku u mblodhën shqiptarët dhe ishin kundër një vendimi politik, po themi, por është një kthesë e të gjithë mentalitetit shqiptar dhe janë të revoltuar dhe këtë revoltë e shprehin në mënyrë të vazhdueshme, që janë të vendosur për atë kërkesë kryesore që kanë, që është dorëheqja e kryeministrit Rama.
Ka marrë disa trajta të ndryshme në këto 158 ditë po bëhen.
Njëherë u quajt revolucioni “Flamingo”, pastaj pjesa organizative shkoi nga studentët dhe janë disa, po themi, përfaqësi të shtresave të ndryshme shoqërore, por pozitive është që ka pjesëmarrje dhe ka vazhdimësi.
Bojkoti ka qenë çdo ditë, edhe në qoftë se nuk ka qenë ai zyrtar, kemi parë që është bojkotuar mësimi dhe këto dy ditë.
Dje u bë marshimi te Politekniku, pastaj te Fakulteti Ekonomik, dhe një skenar i tillë besoj se do të vazhdojë përderisa dhe protesta ka vazhduar.
Nga ana tjetër, Amir Pëllumbi, student në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, denoncoi tentativat e "duarve të fshehta" për të përhapur lajme false mbi rënien e bojkotit.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për masat shtrënguese të policisë, duke dënuar shoqërimin e shtatë studentëve dy ditë më parë dhe vendosjen e fundit të 36 gjobave prej 5,000 lekësh (të reja) ndaj protestuesve për bllokim rruge, veprime këto që ai i cilësoi si shkelje të së drejtës kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore.
Protesta ka pasur histori pozitive këto ditë. Kemi përballuar pak me disa ndërhyrje nga disa duar të fshehta për të shtrembëruar fakte ose për të nxjerrë lajme false se bojkoti ka rënë.
Po, dhe duke u nisur nga kjo, ne si studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe të Urbanistikës, para dy ditësh kemi ndërmarrë një aksion bashkë me studentët e tjerë të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kemi realizuar një aksion, një marshim nëpër universitetet e Tiranës. Shkuam te Universiteti Ekonomik, e Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, te drejtësia, te Fakulteti i Shkencave Natyrore, për ta përfunduar në mënyrë simbolike te Universiteti i Mjekësisë dhe për të rishpallur bojkotin dhe për të zgjuar atë pjesë e cila u manipulua nga ky lajm.
Bëhet fjalë, domethënë, për një lajm që doli te Universiteti i Mjekësisë që janë realizuar disa zgjedhje dhe është vendosur që këta t'i kthehen mësimit.
Dhe për shkak të kësaj, domethënë, para dy ditëve morëm aksionin dhe rishpallëm bojkotin dhe, domethënë, e ndërruam atë ditët. Nuk shkuam më te Ministria e Arsimit, por shkuam te Kryeministria.
Shqetësim tjetër kam normalisht për masat shtrënguese dhe për shkeljen e së drejtës kushtetuese. Pra jo më larg se para dy ditësh ndodhën shtatë arrestime në shesh.
Neve protestuam në mënyrë paqësore. Ne gjithmonë kemi qenë në mënyrë paqësore. Protesta gjithmonë ka qenë e dhunshme nga ana e policisë dhe janë arrestuar shtatë studentë dhe janë gjobitur me 50.000 lekë vetëm për tubim të paligjshëm.
Ja tregoj një shifër që më erdhi tani: 36 gjoba sot është i tanishmi nga policia për bllokimin e rrugës ndaj protestuesve. Duhet ta gjej këtu, është 5.000 lekë, 50.000 lekë të vjetra



