Sindikata shpall bojkot total në universitete publike: S’mund të vazhdojnë mësimin kur studentët dhunohen

Sindikata shpall bojkot total në universitete publike: S’mund të vazhdojnë mësimin kur studentët dhunohen

Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (S.P.U.SH.), në një mbledhje të zhvilluar sot më 20 tetor 2026, ka vendosur njëzëri shpalljen e bojkotit të mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit. 

 

Bojkoti do të nisë zyrtarisht nesër, më 21 tetor 2026, dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, në shenjë solidariteti dhe mbrojtjeje për protestat paqësore të studentëve dhe nxënësve.

 

Sipas deklaratës zyrtare, pedagogët theksojnë se nuk mund të qëndrojnë nëpër auditore ndërkohë që studentët e tyre dhunohen në rrugë, duke shtuar se ndajnë të njëjtat shqetësimet me të rinjtë për korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë dhe mungesën e dialogut nga ana e autoriteteve që prej 13 tetorit. 

 

Çdo ditë, në ora 10:00, pedagogët do të mblidhen përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës për të vijuar mbështetjen aktive.

 

Sindikata ka rreshtuar katër kërkesa kryesore:

• Ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë.

 

• Hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës nga policia që prej datës 13 tetor, si dhe vënien para përgjegjësisë të urdhëruesve.

 

• Trajtim të ligjshëm dhe dinjitoz për çdo student të shoqëruar.

 

• Plotësimin e plotë të kërkesave të paraqitura nga studentët dhe nxënësit.

 

Përfaqësuesit e sindikatës u kanë bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) që të respektojnë këtë vendim dhe të mos ndërmarrin asnjë masë disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës. Ata sqarojnë se orët e humbura të mësimit do të kompensohen në vijim, duke nënvizuar se "auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy