Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Arben Muçaj, vendimin e qeverisë për heqjen e provimit të ndërmjetëm për mjekët dhe stomatologët e cilëson si të duhur dhe shprehet se heq një hallkë të tepërt.
Nga studio e “MCN Live”, ai e cilësoi abuzive tarifën e vendosur prej 400 euro, për provimin e licencës.
Heqja e këtij provimi, ishte fitorja e parë për studentët e përgatitur që do të dalin në jetë. Provimi i praktikës ishte një hallkë shumë e tepërt në karrierën e çdo stomatologu të ri.
Kjo organizohej dhe nga Urdhri i Farmacistëve dhe Urdhri i Infermierit për të diplomuarit e vetë. Stomatologët, infermierët dhe farmacistët, i nënshtroheshin një praktike dhe më pas i nënshtroheshin provimit të praktikës dhe më pas kalonin në provimin e licencës.
Pasi merrnin provimin e dytë të organizuar nga Ministria e Arsimit, ktheheshin prapë për të marrë licencën. Ishte një hallkë e tepërt.
Madje dhe çmimet e ekzagjeruara që vendosi urdhri i Stomatologut, nga pseudo Ceo i urdhrit të Stomatologut Almiro Gurakuqi, vetëm pjesëmarrja në provim ishte 400 euro.
Ndërkohë që urdhrat e tjerë e kishin tarifën 50 dhe 100 euro. Ishte një hallkë e tepërt me tarifë abuzive.
