Arrestohet Albert Sylaj, autori i dyshuar për vrasjen makabre të ish-kunatës së tij në Kosovë

Arrestohet Albert Sylaj, autori i dyshuar për vrasjen makabre të ish-kunatës së tij në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Albert Sylaj, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e rëndë të ish-kunatës së tij, Arlinda Zekajt, ngjarje e ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

 

Arrestimi i tij u krye mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40 në Deçan, pas një operacioni të gjerë dhe të koordinuar nga njësitet përkatëse policore. Albert Sylaj dyshohet se më 25 tetor 2026, pas një konflikti, ka qëlluar për vdekje me sëpatë shtetasen Arlinda Zekaj dhe më pas ishte larguar në drejtim të paditur duke tentuar t'u fshihej autoriteteve.

 

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës konfirmoi lokalizimin e të kërkuarit dhe vlerësoi ndihmën e dhënë nga komuniteti për prangosjen e tij.

 

“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin 'vrasje e rëndë' të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore. Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar”, bëhet me dije në komunikatën zyrtare.

 

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave që çuan në këtë krim të rëndë familjar.

 

Arlinda Zekaj e cila ishte pre e dhunës nga ish-bashkëshorti Jetoni ka denoncuar shumë herë në Polici këtë të fundin, mirëpo institucionet nuk u vunë në lëvizje duke mos marrë masa për të. 

 

Dy orë pasi kërkoi urdhër-mbrojtje në Polici, Arlinda u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, për të cilën dyshohet se autori i vrasjes është kunati i saj.

 

Mes lotësh e një dhimbje të pashërueshme, të afërm, miq e familjarë i kanë dhënë pasditen e sotme lamtumirën e fundit Arlindës, ndërsa momenti më prekës ishte prani e djalit të saj të mitur. 

 

Pas mbylljes së ceremonisë mortore të Arlindës, raportohet se djali 12-vjeçar është dërguar në një strehimore në Pejë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy