Protestuesi dhe aktivisti Emiljando Kita, thotë se revolta nuk ndalet pasi njerëzit kanë revoltë të brendshme.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kërkesa e vetme e protestuesve është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, në momentin që shpërthen revolta, nuk ka planifikim se si do të shkojnë gjërat.
Është një revoltë e jashtëzakonshme do ketë ulje ngritjet e saj, por te njerëzit ka revoltë të brendshme se për një javë u tregua nga format më të dhunshme. Njerëzit mund të jenë lodhur, ka njerëz në komisariate, dhuna e shtetit mund të tentojë ta shtypë protestën. Por treni imagjinar i Edi Ramës nuk do mund ta shtypë revoltën e një populli që kërkon drejtësi.
Nuk mund të dialogosh me një Kryeministër i cili ka kaluar të gjitha vijat e kuqe të mundshme. Është një kryeministër arrogant i zhytur në korrupsion, ka thyer këmbët e fëmijëve dhe ka dhunuar fëmijët. Ajo që po kuptojmë është se po bashkohet edhe mbarë shoqëria në mënyrë të organizuar, pedagogët u mobilozuan të gjithë bashkë dhe dolën në krahë të studentëve.
Punëtorët duhet t’i bashkohen protestës. Fermerët, fshatarët duhet të dalin në rrugë dhe mbushin sheshet. Protestuesit kanë një kërkesë, kërkesa e tyre është dorëheqja. Në momentin që shpërthen revolta nuk ka një planifikim se si do shkojnë gjërat.
Por diaspora po organizohet dhe çdo ditë po i bashkohet sheshit. Nëse një ditë ka më pak njerëz dhe një ditë më shumë, kjo është pjesë e revoltës popullore. Edhe nëse kjo revoltë ndalet një moment, do shpërthejë një moment tjetër.



