Një i moshuar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ndezi një zjarr i cili i doli jashtë kontrollit duke shkaktuar vatra të tjera në zonë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem, ku i moshuari kishte ndezur zjarr pranë banesës së tij me qëllim djegien e një sasie mbeturinash.
Për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë menjëherë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe toke përreth.
Pas ndërhyrjes së forcave të rendit për shuarjen e plotë të zjarrit, policia ka nisur procedimin penal ndaj të moshuarit, i cili tashmë akuzohet zyrtarisht për shkaktimin e zjarrit si pasojë e pakujdesisë.



