Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Xhaxhiu: Korrupsioni mbetet problematik, SHBA dhe Brukseli duan rezultate nga SPAK

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Xhaxhiu: Korrupsioni mbetet problematik, SHBA dhe Brukseli duan rezultate nga SPAK

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe lufta kundër korrupsionit në nivele të larta mbeten dy shtyllat kryesore të vëmendjes ndërkombëtare ndaj Shqipërisë. Eksperti i Integrimit Europian, Gentian Xhaxhiu, nmë një lidhje skype për MCN, analizoi dinamikën e negociatave, duke theksuar se situata aktuale gjeopolitike favorizon përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas Xhaxhiut, Brukseli e ka të qartë fokusin e tij për vitet e ardhshme, ku Mali i Zi shihet drejt anëtarësimit në vitin 2028, ndërsa Shqipëria rreth vitit 2030. Ai shpjegon se samitet e Bashkimit Europian me vendet e rajonit shërbejnë si një nevojë e dyanshme politike.

 

Situata rreth kontinentit europian është e favorshme për të vendosur në një kilometrazh maksimal të shpejtësisë së anëtarësimit të vendeve kandidate. Brukseli tashmë e ka të qartë se Tirana dhe Podgorica do të jenë targeti kryesor i punës së tyre në muajt dhe vitet në vijim, për të bërë të mundur anëtarësimin fillimisht të Malit të Zi në 2028-ën e më tej të Shqipërisë rreth 2030-ës. 

 

Është një nevojë e dyanshme, si e Brukselit ashtu edhe e qeverive kombëtare, të dëshmojnë se procesi po përparon. Brukseli tregon në arenën gjeopolitike se Unioni është i fortë dhe zgjerohet, ndërsa qeveritë e Ballkanit Perëndimor e përdorin për të forcuar imazhin brenda elektoratit të tyre. Si institucionet europiane, po ashtu dhe qeveritë kombëtare kanë interes ta shesin si një projekt suksesi.

 

Duke u ndalur te deklaratat e fundit të ndërkombëtarëve mbi luftën kundër korrupsionit, eksperti i integrimit vlerëson se nuk ka asnjë kontradiktë mes qasjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. 

 

Ai nënvizon se të dyja palët e njohin korrupsionin si një problematikë endemike në vend, por e komunikojnë atë nga pozita të ndryshme diplomatike.

 

Unë nuk gjej një kontradiktë mes qëndrimit të Uashingtonit dhe të Brukselit. Të dy këto entitete e njohin korrupsionin si një problematikë endemike dhe si një nga detyrat më të rëndësishme që duhet të përmbushë administrata dhe qeveria shqiptare përpara anëtarësimit të plotë. Shtetet e Bashkuara njihen për gjuhën e tyre më të drejtpërdrejtë dhe më pak diplomatike, sepse ambasadori amerikan përfaqëson vetëm vullnetin e qeverisë së SHBA-së, ndryshe nga komisionerja europiane që përfaqëson 27 vende anëtare.

 

Unë i gjej deklaratat si plotësuese: SHBA njeh ekzistencën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjë që Brukseli nuk e kundërshton, por shton se institucionet janë ngritur dhe kanë nisur të japin rezultatet e para. Në raportin e Komisionit Europian në nëntor, akronimi SPAK përdoret mbi 40 herë, duke treguar se fuqizimi i SPAK dhe BKH është emëruesi i përbashkët i SHBA-së dhe BE-së.

 

Sa i takon mënyrës se si Brukseli dhe Uashingtoni informohen mbi realitetin shqiptar dhe aferat korruptive, Gentian Xhaxhiu sqaron se ndryshimi qëndron te natyra e burimeve dhe prania e strukturave operative në terren.

 

Brukseli e lexon situatën nëpërmjet delegacionit në Tiranë dhe ambasadave të vendeve anëtare, por burimet e informimit të Komisionit Europian janë më të hapura. Ajo çfarë ka në avantazh qeveria e Shteteve të Bashkuara janë shërbimet operative, të cilat Brukseli nuk i ka.

 

Ka prani të shërbimeve inteligjente dhe të sigurisë amerikane, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me institucionet ligjzbatuese shqiptare. Informacionet që ata kanë janë shumë më të thella dhe më të detajuara, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë apo që prekin interesat e shtetasve dhe bizneseve amerikane. Megjithatë, të dy këto entitete e plotësojnë njëra-tjetrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy