
Ditën e hënë, në vendin tonë priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa temperaturat do të shënojnë vlera të ndryshme në varësi të zonave.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në zonat bregdetare temperaturat minimale do të zbresin në 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 21°C.
Në vendet e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 9°C deri në 19°C, ndërsa në zonat malore pritet të regjistrohen vlera më të ulëta, nga 5°C në mëngjes deri në 15°C gjatë ditës.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore, për momente të caktuara, pritet të jetë e fortë.



