Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se në Shqipëri nuk ka transparencë dhe llogaridhënie që prej vitit 2009.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se tek ne nuk ekziston as demokracia.
Sipas tij, është e turpshme që protestuesit janë arrestuar dhe Vlora Hyseni e SHISH, vijon të jetë e lirë.
Tek ne nuk ka demokraci, është hequr sovraniteti i votës së qytetarëve. Nëse nuk prishet marrëveshja e vitit 2008, nuk do të arrihet asgjë nga protesta.
Në shtatë vite SPAK ajo drejtësi që u krijua me shumë bujë, ka treguar që për sjellje të njëjta ka mbajtur qëndrime atipike. Është e turpshme që protestuesit janë arrestuar dhe Vlora Hyseni e SHISH, vijon të jetë e lirë.



