Seriani: Ligjeve iu mungojnë konsultimet publike, procedura bëhet për formalitet

Seriani: Ligjeve iu mungojnë konsultimet publike, procedura bëhet për formalitet

Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile, Gentian Seriani, e cilëson të drejtë gjetjen e Bashkimit Europian, se konsultimi publik në Shqipëri është i pafavorshme.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se dëmi në fund i bëhet qytetarëve nga mungesa e konsultimeve.

 

Sipas tij, ligji për konsultimet publike është formal, pasi në fund nuk ka një produkt pozitiv.

 

Është një gjetje e vërtetë sa i takon mënyrës se si konsultohet shoqëria civile në hartimin e projektligjeve në vend. Edhe pse kemi një ligj për konsultimet në vendin tonë, në masë ai është formal, sepse në thelb nuk ka një produkt pozitiv që do ishte shumë ndihmës në qëllimin e legjislacionit, se të fundit që do të preken nga ndryshimi i ligjit, janë qytetarët. 

 

Kjo ndodh thjesht sa për formalitet për të thënë se është kryer konsultimi publik, por në të vërtetë nuk ka asnjë konsultim publik. 

 

Shumica e organizatave nuk duan të bëhen pjesë e konsultimeve farse. Projektligji për zonat e mbrojtura është një nga ato që ka shtyrë qytetarët të dalin të protestojnë, ligji për investitorët strategjikë nuk është konsultuar me grupet e interesit, ligji për paketën e maleve. 

 

Në hartimin e projektligjit 2027 a duhet të ketë një konsultim real? Ne kemi parë se edhe ata që kanë qenë të pranishëm në konsultim, nuk janë marrë parasysh në komentet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy