“Arresti me burg”/ Karanxha: Na kushton shtrenjtë, deri 70 euro dita. Shehu: Duhen rishikuar dispozitat  (VIDEO)

“Arresti me burg”/ Karanxha: Na kushton shtrenjtë, deri 70 euro dita. Shehu: Duhen rishikuar dispozitat (VIDEO)

Masa e sigurimit është kthyer në jo pak raste në debat mes palëve në një çështje. Më 4 maj 2026, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së lartë vendosën unanimisht që masa e sigurisë "arrest në burg" të riformulohet dhe të mos përdoret më si zgjedhje e parë. Në studion e MCN Live, dy avokatët Isuf Shehu dhe Ervin Karanxha thanë se ka nevojë të rishikohen dispozitat. 

 

Isuf Shehu

 

Gjykata duhet ta kufizojë veten e saj vetëm përsa u përket nevojave të sigurisë. Ky element duhet peshuar nga Gjykata e Lartë. Por nuk ka një refleksion të qartë. 

 

Duhet të ketë disa ndryshime. Duhen rishikuar dispozitat. 

 

Ervin Karanxha

 

Këtë vit doli një amnisti gjysmake. Sot që flasim nuk ka dhënë asnjë lloj efekti. Numri i të paraburgosurve është më i madh se ai i të burgosurve. Vendimi i Gjykatës së Lartë ngelet në letër. Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar me vendim të formës së prerë. Duhet që specialistët të japin mendimin e tyre pse aplikohet masa e arrestit pa kriter. Ka qenë 50 euro më parë, sot mund të ketë shkuar 70-80 euro. shohim që shteti del me humbje. Me ndihmën e BE po hapen burgje të reja. Mendoj që me Kodet Penale duhet të jemi të kujdesshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy