
Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës kanë kërkuar krijimin e një mekanizmi të ri sigurie në Liban për të shmangur një sulm të mundshme pas përfundimit të misionit paqeruajtës të OKB-së, UNIFIL, më 31 dhjetor 2026.
Pas takimit në Paris, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, tha se ende nuk ka një marrëveshje konkrete për mekanizmin që do ta zëvendësojë misionin.
Mes alternativave janë një mision civil ndërkombëtar, vazhdimi i pranisë së OKB-së përmes një strukture kalimtare ose krijimi i një koalicioni ushtarak për të mbështetur ushtrinë libaneze në çarmatimin e Hezbollahut.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, mbështeti vazhdimin e pranisë paqeruajtëse, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kërkoi një sistem të besueshëm monitorimi.
UNIFIL është i pranishëm në Liban që prej vitit 1978 dhe aktualisht përbëhet nga rreth 7,500 efektivë. Prioritetet e G7-ës mbeten garantimi i sigurisë në jug të vendit, çarmatimi i Hezbollahut dhe forcimi i ushtrisë libaneze.
