Real Madridi, përsëri ofensivë për Abdellah Ouazane

Real Madridi, përsëri ofensivë për Abdellah Ouazane

Tek Real Madridi vijon puna me shumë seriozitet në funksion të merkatove. 

Abdellah Ouazane mbetet një prioritet për kryeqytetasit i cili po shkëlqen në rradhët e Ajax Amsterdamit.

 Mesfushorit i përfundon kontrata me hollandezët në 30 qershorin e 2028-tës sipas ‘ TMW ‘ dhe besohet se do ta analizojë me detaje interesin e ‘’ Los Merengues ‘’. 

Akademia e Ajax Amsterdamit konsiderohet një ndër më prestigjozet e Europës dhe talentët nuk kanë të sosur.

 Në 2025-sën 17 vjeçari ishte shumë afër kalimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por nuk i kaloi testet përkatëse dhe kjo marrëveshje nuk u finalizua. 

Progresi në Eredivisie është evident i cili referuar sezonit aktual numëron 11 sfida dhe 1 gol. 

Pavarësisht ecurisë me Ajax Amstedamin Abdellah Ouazane u shpall golashënuesi më i mirë i Kupës së Afrikës për kategorinë e moshave dhe tashmë sakrificat e bëra po fillojnë të shpërblehen. 

‘’ Los Blancos ‘’ shquhen si një klub tejet i preferuar historikisht nga shumë lojtarë dhe në këtë rast afrikani mund të ketë fatin të provojë veten në La Liga. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy