Juventus, tenton për Virgil Van Dijk

Juventus, tenton për Virgil Van Dijk

Sezoni aktual besohet se do të jetë i fundit per Virgil Van Dijk në ‘’ Anfield Road ‘’.

35 vjeçari do të largohet nga Liverpooli i cili gjatë disa viteve është konsideruar një element me shumë peshë.

 Eksperienca e hollandezit është e mjaftueshme për të përfaqësuar një klub me emër dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, drejtuesit e Juventusit e kanë nisur ofensivën. 

Në prillin e 2025-sës ishi i Celtic rinovoi me ‘’ Të Kuqtë ‘’ deri në qershorin e 2027-tës dhe nëse në vijimësi nuk do të arrijë një marrëveshje mund të largohet me parametër zero nga ‘’ Anfield Road ‘’. 

Në merkaton e janarit të 2018-tës krerët e Liverpoolit investuan 75 milionë stërlina për qendërmbrojtësin, i cili numëron më tepër se 370 sfida. 

Gjatë kësaj eksperience lojtari i lindur në Breda ka fituar edhe tituj, si Champions League, Superkupën e Europës, Botërorin e Klubeve, Premier Leaguen, Kupën e Ligës, Community Shield dhe Fa Cup, ç’ka do të thotë se praktikisht e ka arritur çdo objektiv.

 ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mbetet një destinacion ideal pasi në këtë aspekt vlerësohet eksperienca por po studiohen edhe të tjerë elementë si Fikayo Tomori, Mateo Kovacic dhe David Raum. 

Por edhe Gleison Bremer po pretendohet në Premier League dhe nëse i vendos pikën eksperiencës me bardhezinjtë Virgil Van Dijk konsiderohet i duhuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy