Tension në rrugët e Tiranës, Policia ndjek të rinjtë me ujë me presion e gaz lotsjellës

Tension në rrugët e Tiranës, Policia ndjek të rinjtë me ujë me presion e gaz lotsjellës

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

 

Sipas raportimeve nga terreni, efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve.

 

Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në protestë, ndërsa situata në rrugët dytësore mbetet e tensionuar me prani të shtuar të patrullave policore.

 

Ndryshe nga shtatë ditët e mëparshme, protesta e sotme nisi pa incidente. Fillimisht, protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, ku iu bashkuan edhe një grupi pedagogësh që kishin dalë në protestë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy