
Ish-kryeministri britanik David Cameron, i cili dikur kundërshtonte Brexit, i bëri thirrje kryeministrit aktual Andy Burnham që të mos përpiqet ta rikthejë vendin në Bashkimin Europian.
“Në vend që të fillojmë diskutime rreth kthimit, gjë që mendoj se do të jetë një debat i gjatë dhe i dhimbshëm, dhe kush e di se ku do të çojë kjo, duhet të përqendrohemi se si mund të jemi thjesht një mik më i mirë, një fqinj më i mirë, një partner më i mirë i BE-së”, tha ai në një intervistë me The Mishal Husain Show, raportoi Bloomberg të mërkurën.
Si kryeministër, Cameron kundërshtoi largimin nga Bashkimi Europian. Ai pranoi se ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer nga rezultatet e referendumit në të cilin populli britanik votoi për ta bërë një gjë të tillë.
Megjithatë, Cameron beson se edhe vite më vonë se vendimi i votuesve nuk mund të përmbyset.
Burnham ka folur më parë vazhdimisht për kthimin e mundshëm të Mbretërisë së Bashkuar në BE, por e ka quajtur një zhvillim të tillë të pamundur gjatë parlamentit aktual.
Ai deklaroi se Brexit i ka bërë Mbretërisë së Bashkuar më shumë dëm sesa dobi.
