Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një luginë në Himalaje, në veri të Indisë. Mes viktimave janë pesë pasagjerët dhe piloti i helikopterit, sipas BBC.
Sipas autoriteteve, helikopteri ishte nisur nga Badrinath, në shtetin e Uttarakhand, ndërsa u rrëzua në luginën Hoshimath, në një zonë malore të vështirë për t’u aksesuar.
Policia shtetërore bëri të ditur se po zhvillohen përpjekje për transportimin e trupave nga vendi i aksidentit drejt rrugës më të afërt. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
Aksidenti ndodhi në një kohë kur Departamenti Meteorologjik i Indisë kishte parashikuar reshje shiu në të gjithë shtetin e Uttarakhand, dy ditë pas goditjes së bregut juglindor të vendit nga cikloni Arnab.



