Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes/ Kos: Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave, do të marrë 185.6 mln € në pagesën e katërt

Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes/ Kos: Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave, do të marrë 185.6 mln € në pagesën e katërt

Nën moton “Reforma, Rritje, Integrim- Drejt Evropës së bashku”, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka nisur punimet në Tiranë Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.

 

Në fjalën e saj përshëndetëse, komisionerja Kos falënderoi për mikpritjen në kryeqytetin shqiptar dhe bëri një bilanc konkret të zbatimit të reformave dhe përfitimeve financiare për secilin prej vendeve të rajonit, teksa po hyhet në vitin e fundit të periudhës katërvjeçare të Planit të Rritjes.

 

Faleminderit që na keni mirëpritur në Tiranë për të folur për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

 

Është kënaqësi të jemi këtu, sepse për pak do të hyjmë në vitin e fundit të periudhës katërvjeçare të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor. 

 

Ky plan u përpilua për të mbështetur qytetarët dhe ekonomitë tuaja dhe për t'ju ndihmuar drejt anëtarësimit në BE. 

 

Sipas komisioneres evropiane, deri më tani tre shtete të rajonit kanë shënuar përparim të dukshëm në zbatimin e reformave, ndërsa tre të tjera nuk i kanë shfrytëzuar ende mundësitë e ofruara nga Brukseli. 

 

Shqipëria, ka zbatuar 80% të reformave të parashikuara, çka i mundëson përfitimin e 185.6 milionë eurove në këstin e katërt të pagesave.

 

Fondet janë që të shpërndahen për ata që kanë punuar më shumë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes, kurse Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. 

 

Serbia deri më tani nuk ka marrë fonde nga Plani i Rritjes, por kjo mund të ndryshojë me qeverinë e re. 

 

Duke folur për Kosovën, Kos theksoi se qeveria e re ka mundësinë të vendosë një fokus të ri te reformat dhe te rrugëtimi drejt Bashkimit Europian.

 

“Qeveria e re në Kosovë ka mundësinë të arrijë reformat që dëshiron Bashkimi Europian. 

Megjithëse institucionet tashmë janë krijuar, mbetet e nevojshme ratifikimi i marrëveshjeve përkatëse, si kusht për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes.

Përmbushja e këtyre hapave do t’i mundësojë Kosovës të përfitojë fondet që deri më tani nuk ka mundur t’i marrë.

Do të jem në Prishtinë dhe mezi pres këtë vizitë. Edhe Bosnjë-Hercegovina duhet të zbatojë reforma të rëndësishme”, u shpreh Kos. 

 

Marta Kos theksoi rëndësinë strategjike të projekteve rajonale të infrastrukturës, duke veçuar Korridorin VIII, i cili lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, si një përparësi kryesore për Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy