Berisha: Kryeqyteti përjetoi një natë terror. Shqiponjat e Ramës do të përgjigjen një për një para ligjit

Berisha: Kryeqyteti përjetoi një natë terror. Shqiponjat e Ramës do të përgjigjen një për një para ligjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas përplasjeve të dhunshme të shënuara në Tiranë. 

 

Përmes një deklarate pwr media, Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt forcat e Policisë së Shtetit, specifikisht repartet "Shqiponja" dhe "RENEA", për ushtrim të dhunës barbare, torturave dhe arrestimeve të paligjshme ndaj qytetarëve dhe protestuesve paqësorë. 

 

Ai paralajmëroi se pas ndryshimit të pushtetit, çdo efektiv që ka shkelur ligjin do të përballet me drejtësinë.

 

Lideri i opozitës u ndal te bilanci i rëndë i të lënduarve, duke përmendur raste specifike të qytetarëve që kanë pësuar dëmtime të rënda nga përdorimi i armëve të gomës dhe forcës fizike.

 

Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë. Gjatë ditës dhe sonte, banditë me uniformë të ‘Shqiponjave’ dhe ‘RENEA-s’ kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve paqësorë. Kanë qëlluar në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve. Erjon Vishkulli humbi syrin, një i diplomuar në gazetari që nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm. Në sy u plagos një protestuese tjetër, mbi vetull u godit me plumb një protestues tjetër dhe një tjetër në abdomen që duhet hequr me operacion. Këto janë akte barbare. 

40-vjeçari Lorenco Bezani u shkelmua barbarisht në kokë e trup pa asnjë akt dhune nga ana e tij. Dhjetëra të tjerë janë torturuar, terrorizuar dhe janë marrë përdhunisht në komisariate, njerëz që s'kanë pasur asnjë lidhje me protestën. Dua t'i informoj shqiptarët se në mënyrë të përsëritur, banditë të droguar me uniformë ngacmojnë seksualisht në makinat e tyre vajzat që shoqërojnë. Arrestimet e paligjshme janë me dhjetëra e dhjetëra.

 

Në mbyllje të reagimit të tij, Berisha dha një mesazh të prerë për trupën policore operative, duke garantuar shkrirjen e këtyre strukturave dhe ndjekjen penale individuale për të gjithë personat përgjegjës.

 

"Unë i garantoj banditët e Edi Ramës, 'Shqiponjat' apo çfarëdo qofshin, se akti i parë i përmbysjes dhe i largimit të padronit të tyre do të jetë përballja e tyre një për një para ligjit për krime të shëmtuara. Kjo bandë beson se do mund të mbajë në pushtet kreun e organizatës kriminale të Shqipërisë. Jo vetëm që do të shkrihet si shërbim, por në mënyrë absolute, secili prej jush do të procedohet mbi bazën e veprës penale që ka kryer për këto sjellje të paimagjinueshme", përfundoi Sali Berisha.

 

Berisha, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë veprimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve të policisë që ushtruan forcë ndaj tubuesve. 

 

Sipas Berishës, Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë për të zbardhur tejkalimin e kompetencave ligjore dhe përdorimin e paligjshëm të mjeteve të forcës në terren, duke insistuar se asnjë shkelje e uniformave të kaltra ndaj të rinjve nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy