Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile mund t’i përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile mund t’i përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi

Sulmet ndaj anijeve civile mund të shkaktojnë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Detin e Zi, gjë që nuk është në interes të askujt, deklaroi të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Sipas mediave te huaja, gjatë takimit me Zelenskyn, i cili mbërriti më herët gjatë ditës në Stamboll për vizitë pune, të dy liderët diskutuan për përpjekjet e shtuara së fundmi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi, tha Erdogan.

 

Presidenti turk shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të bërë “çdo përpjekje të mundshme për të hapur rrugën drejt paqes” në Ukrainë.

 

Ai shtoi se kompanitë turke që kanë qëndruar në Ukrainë pavarësisht luftës, e cila nisi në vitin 2022, do të luajnë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy