
Samiti i radhës i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri. Konfirmimi vjen nga vetë Aleanca, e cila në një përgjigje për MCN bën të ditur se Tirana do të jetë mikpritëse e takimit të nivelit të lartë në vitin 2027, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar data e zhvillimit të tij.
