Poloni, tre adoleshentë arrestohen të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist

Poloni, tre adoleshentë arrestohen të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme i Polonisë arrestoi tre adoleshentë të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, shkroi sot në X Tomasz Szymoniak, ministri përgjegjës për shërbimet speciale.

 

Të dyshuarit, një 16-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë, kishin lidhje me një lëvizje ndërkombëtare neonaziste, tha Simonyak.

 

Hetuesit i kushtuan rëndësi gjetjeve lidhur me dy 17-vjeçarët, të cilët, sipas autoriteteve, kishin shkëmbyer informacione nëpërmjet aplikacioneve të mesazheve online në lidhje me pajisjet shpërthyese të improvizuara, armët e zjarrit të improvizuara dhe materialet piroteknike të destinuara për t’u përdorur në një sulm terrorist.

 

Arrestimet vijnë pas sulmit të fundit nga një i ri i armatosur që vrau gjashtë persona në sheshin kryesor të Krakovës. Qeveria ka thënë se personi i armatosur mund të jetë frymëzuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë, megjithëse opozita nacionaliste ka mohuar çdo lidhje.

 

Gjatë kontrollit të një ambienti të përdorur nga njëri prej të dyshuarve, zyrtarët e ABW-së sekuestruan kimikate që mund të përdoren për të bërë eksplozivë.

 

Gjykata urdhëroi ndalimin e përkohshëm të dy 17-vjeçarëve dhe mbylljen e 16-vjeçarit në një qendër paraburgimi për të mitur.

 

Hetimi është ende në vazhdim dhe prokurorët po punojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet e grupit, si dhe për të përcaktuar fushëveprimin e plotë të veprimeve kriminale që ishin planifikuar, tha Zyra e Prokurorit Rajonal në Gdansk në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy