
Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për veprimtarinë e kompanisë “Kayo”.
Kërkesa u dorëzua nga përfaqësuesi demokrat Marash Logu.
Partia Demokratike pretendon se kompania “Kayo” ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kërkon transparencë mbi përdorimin e këtyre fondeve.



