Dorëshkrimi i rrallë i shekullit të 16-të, "Libri i Mrekullive", del në ankand

Dorëshkrimi i rrallë i shekullit të 16-të, "Libri i Mrekullive", del në ankand

Një dorëshkrim unik i Rilindjes, i njohur si "Libri i Mrekullive", do të dalë në ankand më 10 dhjetor në shtëpinë Christie’s në Londër, ku pritet të shitet mes 700,000 dhe 1 milion paund.

 

Një ilustrim mesjetar që përshkruan shiun e gjakut që bie mbi një kështjellë në majë të kodrës dhe lumin.

 

I krijuar në vitet 1550 në Gjermani dhe i humbur për gati pesë shekuj derisa u zbulua rastësisht në një kështjellë rreth 20 vjet më parë, ky libër përmban 167 piktura me bojëra uji.

 

Ilustrimet pasqyrojnë frikën e epokës nga "fundi i botës" përmes fenomeneve të çuditshme natyrore të interpretuara si paralajmërime hyjnore.

 

Karkaleca të shumtë që mbushin qiellin mbi Poloni, me një kështjellë në një ishull.

 

Pesë diej mbi Leipzig (1551) dhe "dragonj" në qiell mbi Bavari (1533), që sot shpjegohen shkencërisht si iluzione optike dhe dritat veriore, "Shiu i gjakut" mbi Romë (1456), i shkaktuar nga pluhuri i Saharasë dhe fatkeqësi natyrore, si përmbytjet masive dhe murtaja e karkalecave.

 

Sipas specialistëve të Christie’s, libri funksiononte si versioni i shekullit të 16-të i leximit të lajmeve të këqija (doom-scrolling), duke shënuar njëkohësisht kalimin nga supersticioni mesjetar drejt vëzhgimit shkencor. Publiku do të ketë mundësinë ta shohë atë nga afër në ekspozitë për gjashtë ditë përpara ankandit.

 

Ilustrim i krijesave me krahë të ngjashme me dragojtë që lëvizin nëpër qiellin e natës mbi një qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy