Zelensky: Rusia refuzon armëpushimin energjetik

Zelensky: Rusia refuzon armëpushimin energjetik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është “gjithnjë e më e qartë” që Rusia nuk po pranon një armëpushim të propozuar nga SHBA-ja lidhur me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. 

 

Deklarata erdhi pasi Moska goditi gjashtë objekte energjetike ukrainase të hënën. Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelenskyy theksoi se ky refuzim vjen sepse Rusia po sheh perspektivën e të ardhurave më të larta për makinën e saj të luftës.

 

Nga ana tjetër, inteligjenca gjermane ka lëshuar një alarm të fortë. Sina Sellen, presidente e agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë (BfV), paralajmëroi se Rusia përbën një kërcënim afatgjatë për Evropën, pavarësisht rezultatit të luftës në Ukrainë.

 

Gjatë një konference në Berlin, Sellen u shpreh se sulmet hibride të orkestruara nga Moska do të vazhdojnë, pasi qëllimi final i Rusisë është rishkrimi i hartës gjeopolitike dhe përmbysja e rendit ndërkombëtar të Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy