Tetori rikthen në vëmendje rëndësinë e kontrolleve për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në Shkodër, këtë vit janë regjistruar 30 raste të reja, ndërsa në Gjirokastër është shënuar një rritje e ndjeshme e kontrolleve.
Mjekët bëjnë apel për kontrolle periodike, duke paralajmëruar se frika dhe neglizhenca, veçanërisht në zonat rurale, mund të vonojnë diagnostikimin e sëmundjes.



