Mikel Arteta, rinovon me Arsenalin

Mikel Arteta, rinovon me Arsenalin

Rezultatet e kohëve të fundit sidomos në sezonin e shkuar gjatë të cilit fitoi Premier Leaguen dhe Community Shield i kanë bërë krerët e Arsenalit t’ia rinovojnë kontratën Mikel Artetas.

Spanjolli po zhvillon sezonin e tetë në stolin e ‘’ Topchinjve ‘’, ish mesfushor i tyre. 

44 vjeçari do të qëndrojë në ‘’ Emirates ‘’ deri në qershorin e 2030-tës dhe do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon. 

Sipas ‘ The Times ‘, në rastin e arritjes së objektivave 5 milionë euro të tjera do të kalojnë në xhepat e këtij traineri i cili me ecurinë e deritanishme premton shumë. 

Në 2019-tën e nisi eksperiencën me gjigandët e Premier Leagues dhe kjo kohë e ka ndihmuar për tu konsoliduar dhe të shëndërrohet në një ndër më të mirët në Europë. 

Ky lajm sigurisht i ka entuziazmuar krerët dhe tifozerinë e zjarrtë të kryeqytetasve duke qenë se konsiderohen ndër klubet më cilësorë, sidomos në Angli. 

Objektivi i rradhës lidhet me suksesin përsëri në kompeticionet pjesëmarrëse dhe në fakt me ekipin e formuar shanset janë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy