Sfidë gjigandësh në Premier League për Ivan Toney

Sfidë gjigandësh në Premier League për Ivan Toney

Pas tre sezoneve tek Al-Ahli në Arabinë Saudite e ardhmja e Ivan Toney mund të jetë në Premier League. 

Në fakt për sulmuesin disa ekipe të rëndësishëm kanë nisur ofensivën, duke filluar nga Chelsea, Tottenham Hotspuri, Arsenali dhe Manchester United. 

30 vjeçari shkëlqeu në të shkuarën tek Brentfordi dhe në gushtin e 2024-tës vendosi të fillojë një eksperiencë në një tjetër kontinent. 

Statistikat flasin vetë dhe rikonfirmojnë rëndësinë në ofensivë, i cili e ka bërë krenar trainerin Marino Pusic. 

Por sipas Ekrem Konur mundësitë për tu rikthyer në Europë janë reale, sidomos kur interesi vjen nga ekipe të këtyre niveleve. 

Kontrata i përfundon në 2028-tën por pengesë në këtë histori mund të bëhet edhe pretendimi i presidentit të Al-Ahli Ron Gourlay. 

Gjithsesi kampionati anglez vijon të jetë mjaft i preferuar, sidomos për lojtarë të cilët e kanë provuar veten në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy