Britania dërgon avionë luftarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga Huthit

Britania dërgon avionë luftarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga Huthit

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar zyrtarisht të martën se do të vendosë avionë luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore për të kryer "misione mbrojtëse kundërajrore" në Arabinë Saudite. 

 

Avionët britanikë do të shërbejnë për të kapur raketat balistike dhe dronët e lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit, të cilët së fundmi kryen sulmin më vdekjeprurës në një dekadë duke vrarë 13 persona në aeroportin e Riadit. 

 

Sipas Doëning Street, këta avionë do të kenë rol vetëm mbrojtës dhe nuk do të kryejnë sulme brenda territorit të Jemenit. 

 

Ky vendim vjen pas kërkesës së Arabisë Saudite për mbështetje ndërkombëtare ndaj ofensivës së intensifikuar të rebelëve aleatë me Iranin, të cilët kanë marrë edhe kontrollin e pikës kyçe detare Bab al-Mandeb. 

 

Përveç Britanisë, Franca dhe SHBA po ofrojnë mbështetje ushtarake dhe inteligjencë, ndërsa Pakistani dhe Egjipti po diskutojnë përforcimin e trupave të tyre. 

 

Për shkak të përshkallëzimit të pasigurisë, Arabia Saudite është detyruar të anulojë konferencën e madhe financiare "Davos në shkretëtirë" që ishte planifikuar të mbahej javën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy