
Moderatori Ermal Peçi rinisi edhe këtë sezon programin e tij “Me prit të dielën”, mes intervistave që shpesh zbulojnë anën e panjohur të personazheve; debate me tematika nga më të ndryshmet, sigurisht pa shmangur edhe energjinë e tij në sfidat e ndryshme muzikore dhe jo vetëm.
I ftuari i parë ishte DJ Bujaka, i cili gjatë sezonit të verës solli në vëmendjen e publikut duetin me Mimoza Ahmetin. I pyetur nga Ermali se si u arrit “paqja” mes tyre pas disa debateve në reality, Bujaka tregoi:
Kënga kishte kohë që qëndronte në studion muzikore. Isha duke e punuar, kisha një event si DJ dhe Mimoza më shkroi e para. Më tha që do vinte dhe ashtu bëri. Në të tilla raste nuk pres falje, por veprimet flasin vetë.
Një nga lojërat që shpesh i vë personazhet në syrin e publikut është edhe takimi virtual me agjentin AI të Ermalit në ashensor. Në mesin e personazheve që u gjend ishte edhe Ilir Shaqiri, teksa reagimi ishte i menjëhershëm:
Ilirin do ta hidhja nga ashensori direkt (qesh). Ai më ka prekur në disa plagë që s’duhej, si UÇK-ja apo feja.



