Avokati i Veliajt s’lejohet të takojë klientin, Ndreca: Situatë skandaloze, cenim i rëndë i mbrojtjes

Avokati i Veliajt s’lejohet të takojë klientin, Ndreca: Situatë skandaloze, cenim i rëndë i mbrojtjes

Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka denoncuar publikisht pengimin nga ana e autoriteteve të burgjeve për t'u takuar me klientin e tij, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore.

 

Në një prononcim për mediat, Ndreca e cilësoi këtë ngjarje si një situatë të përsëritur, skandaloze dhe një sjellje të rëndë e të paligjshme institucionale, duke theksuar se po cenohet e drejta themelore e mbrojtjes dhe po sabotohet strategjia për procesin e nesërm gjyqësor.

 

Sipas avokatit Ndreca, justifikimi i dhënë nga institucioni për moslejimin e takimit ka qenë mungesa e forcave shoqëruese, një argument që i është komunikuar vetëm nëpërmjet telefonit, në kundërshtim të hapur me ligjin që garanton takimin e avokatit me të paraburgosurin në çdo kohë.

 

Në fakt u bë një orë e gjysmë që jam këtu duke pritur për të takuar klientin. Nuk po lejohem dhe vazhdon akoma e njëjta histori që ‘nuk kemi forca policore dhe njerëz për të shoqëruar’. Argumentin ma dhanë me telefon, jo me shkrim, ndërkohë që ligji parashikon se hyrja e avokatit ndodh në çdo kohë. Vazhdon paligjshmëria e veprimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kufizimi i takimeve edhe me avokatin. Unë nesër kam një seancë gjyqësore dhe duhet të takohesha patjetër me klientin. Një orë e gjysmë në pritje, siç e shihni, dhe nuk lejohem. Asnjë bazë ligjore, asnjë përgjigje zyrtare. Kërkoj të mbajnë procesverbal për këtë fakt, as procesverbal nuk japin. Një situatë skandaloze dhe një situatë që nuk e meriton shteti shqiptar që të shkojë në këto nivele, të cilat s’kanë asnjë përputhje e asnjë lidhje me asocimin dhe standardet europiane. Kjo është një situatë e paprecedentë. Është një cenim i rëndë i standardeve të mbrojtjes dhe cenim i rëndë i të drejtës së klientit tim, siç është për çdo të paraburgosur, person nën hetim apo të pandehur, për t’u takuar në çdo kohë me avokatin e tij. Pra, unë nuk kam asnjë mundësi të konsultohem dhe të flas me klientin për seancën e nesërme, duke dëmtuar edhe strategjinë që ne kemi për nesër, apo komunikimin për një vendim potencial që Gjykata mund të japë për zgjedhjen e spitalit nga Veliaj. Këtë situatë unë e konsideroj një sjellje të rëndë e të paligjshme institucionale të një institucioni në varësi të qeverisë dhe kryeministrit, i cili ka bërë ato deklarata në Asamblenë Kombëtare dhe të Tiranës. Ja ku është prova që standardet nuk janë ato që thotë Rama. Ja kush është standardi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy