Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat për shkelje financiare

Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat për shkelje financiare

Klubi i Manchester City-t është shpallur fajtor për shkeljen e 114 nga 115 rregullat financiare të Premier League, pas një hetimi disavjeçar të shqyrtuar nga një panel i pavarur. 

 

Vendimi historik, i cili pritet të tronditë themelet e futbollit europian, u bë publik këtë të premte, njofton BBC. 

 

Klubi anglez është gjetur shkelës për 114 nga 115 akuzat, ndërsa ende nuk është vendosur masa e dënimit.

 

Çështja ndaj kampionëve anglezë lidhet me pretendime për shkelje të kryera gjatë periudhës 2009-2018.

 

 City u akuzua se nuk kishte paraqitur informacion të saktë financiar, përfshirë të dhëna mbi pagesat ndaj lojtarëve dhe trajnerëve, si dhe për shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare të Premier League.

 Klubi i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

 

Hetimi nisi pas publikimit të dokumenteve financiare të rrjedhura në vitin 2018 nga “Der Spiegel”, ndërsa akuzat zyrtare u ngritën në shkurt 2023 dhe çështja iu dorëzua një komisioni të pavarur.

 

Manchester City ka deklaruar se procesi ende nuk ka përfunduar dhe se klubi do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e tij. 

 

Në deklaratë, drejtuesit theksuan se kanë respektuar procedurat dhe presin që procesi të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Klubi pritet gjithashtu të apelojë vendimin.

 

Sanksionet mund të variojnë nga gjoba dhe një qortim zyrtar deri te zbritja e pikëve, heqja e titujve apo edhe përjashtimi nga Premier League. 

 

Vendimi për dënimin do të merret në një fazë të mëvonshme dhe mund të kombinojë disa masa.

 

Çështja ka zgjatur prej vitesh dhe ka qenë një nga proceset më të rëndësishme disiplinore në futbollin anglez. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy