Rama nga Brukseli: Jemi në rrugën e duhur! Ajo çfarë po bëjmë në luftën kundër korrupsionit, është e pashembullt

Rama nga Brukseli: Jemi në rrugën e duhur! Ajo çfarë po bëjmë në luftën kundër korrupsionit, është e pashembullt

Kryeministri Edi Rama, në prag të takimit të liderëve në Samitin Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, deklaroi se ky samit vjetor, është momenti kulmor i vitit për të gjitha vendet kandidate. 

 

Ai deklaroi për mediat se samiti është momenti i ballafaqimit të ndjesive të ndryshme gjatë vitit dhe ideve për të ardhmen. 

 

Rama shprehu bindjen se Shqipëria ndodhet në rrugën e duhur sipas planit.

 

Pikërisht në këtë Samit të këtij viti, besoj se ka një arsye mjaft të mirë për të nxitur për më shumë integrim dhe mbetem me bindjen që Bashkimi Europian duhet të marrë kurajën që të hedhë një hap shumë të guximshëm përpara duke i ulur të gjitha vendet kandidate përreth tryezës, pa ndryshuar procesin bazuar në meritë për secilin prej vendeve, por duke përçuar një sinjal shumë të fortë. 

 

Nga njëra anë për ne dhe nga ana tjetër për të gjithë botën. Kështu që pak a shumë kjo është fryma në të cilën jam këtu sot. Jemi në rrugën e duhur sipas planit. Nga ana tjetër, nuk është punë vetëm me një kah, është një punë me dy kahe. Për një pjesë të punës presim ende që Komisioni të çelë dritën jeshile, pasi siç e dinë të gjithë ata të përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet gjithnjë të miratojë më parë tekstin që kemi përgatitur tashmë.  

 

Ndër të tjera, kreu i qeverisë deklaroi se ajo çfarë Shqipëria po bën në luftën kundër korrupsionit është e pashembullt në rajon dhe është arsyeja precize pse Shqipëria duhet të konsiderohet si një vend shumë serioz kandidat.

 

Deri jo shumë më parë Shqipëria gjithmonë shihej si një vend ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte ngritur si e tillë e ku korrupsioni ishte sistem, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po e lufton tej mase korrupsionin. 

 

Kështu që korrupsion apo jo korrupsion, gjithçka duhet të kalojë përmes procesit të rregullt ligjor, por është shumë e qartë që nuk ka më askush që nuk është mbi ligjin në Shqipëri e kjo është saktësisht arsyeja pse Shqipëria duhet parë me një sy mjaft pozitiv. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy